Big Basta i thur fjalët me të bukra Vesa Lumës, ja dedikimi që çdo vajzë do donte ta lexonte

Vesa Luma dhe Big Basta janë një ndër çiftet më të dashur të publikut.

Ata janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Lian.

Çifti shpesh nuk ngurojn të ndajë edhe me publikun dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin me anë të postimeve në rrjetet sociale dhe intervistave.

Së fundmi këngëtari ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shkruar fjalët me të ëmbla për Vesën.

Big Basta shprehet se në 2021 bëjnë 10 vite bashkë, por i duket sikur e ka njohur dje shpirtin e tij binjak.

“Ne 2021 behemi 10 vjet bashke. Me duket sikur dje qe ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak. Eshte e veshtire te gjesh njerez te mire ne keto kohe qe te pershtaten ne cdo qelize te karakterit tend, prandaj jam me fat qe e kam. My ride or die, best friend for life Vesa Luma. Love you”- janë fjalët e tij.

Kujtojmë që prej disa kohësh, çifti jeton në Australi.