Basha: Shëndetësia në kolaps! Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve

ër kryedemokratin, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kolapsin që sipas tij ka kapluar shëndetësinë. .
Për kryedemokratin, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kolapsin që sipas tij ka kapluar shëndetësinë.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit. Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.