‘Aritmetika në PD e Lulit nuk qenka rastësi’, Bardhi bën gafën e radhës në mbledhjen e numrave

Gazetari Mero Baze, ka publikuar një gafë tjetër nga PD-ja, por kësaj here jo nga kreu i partisë Lulzim Basha.

Përveç Bashës, mungesë të njohurive të matematikës duket se ka edhe numri 2 i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Teksa po bënte numërimin e lekëve për një projekt në një emision televiziv, Bardhi tha se 12 plus 35 bëjnë 37, ndërkohë që mbledhja e saktë e tyre do të ishte 47.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Baze shkruan se puna e gafave në aritmetikë nuk qenka rastësi në PD.

“Kjo puna e aritmetikës në PD e Lulit nuk qenka rastësi. Duhet të jetë taktikë që të bëjnë sikur nuk dijnë të numurojnë lek. Kjo rrit besimin që janë të ndershëm”, shkruan Baze.