A i trembeni përballjes me Jozefina Topallin? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

Ditën e sotme në një konferencë me gazetarët, kreu i PD Lulzim Basha është pyetur në lidhje me partinë e re të lançuar dje nga ish-eksponentja demokrate, Jozefina Topalli.

Pyetje ‘ai trembeni përballjes me Jozefina Topallin’, Basha është përgjigjur shkurt me një ‘JO’.

A mendoni se partia e Topallit apo e Patozit janë shtojcë të Ramës?
Basha: Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, askush tjetër.

Kujtojmë se ditën e djeshme Jozefina Topalli prezantoi nismën e saj politike e quajtur ‘Lëvizja për ndryshim’.