Zgjedhjet 2021/ Zbulohet çfarë pritet të ndodhë sot në orën 15:30 në selinë e PS

Kryeministri Rama do të mbledhë pasditen e sotme në Selinë e PS, drejtuesit e komanduar në qarqe.

Mësohet se në qendër të takimit të Ramës dhe drejtuesit socialistë në 12 qarqet e vendit do të jetë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme paralamentare, të 25 prillit 2021. Mbledhja do të zhvillohet në orën 15.30.

Ndërkohë një takim të pak ditëve më parë, po në Selinë e PS, Rama u ka bërë të qartë “të vetëve” se mandati i tretë është objektiv primar i PS dhe të gjithë duhet të punojnë dhe të shtojnë shërbimet për qytetarët, në mënyrë që të jenë pranë tyre.

Dy premtimet kryesore të socialistëve janë rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit dhe menaxhimi i pandemisë së Covid-19.