Yuri Kim ‘i drejton gishtin’ krerëve të politikës: Jeni ju përgjegjësit

Ambasadorja Yuri Kim ka kujtuar krerët e politikës shqiptare për marrëveshjen e 5 qershorit.

Ambasadorja amerikane ua thotë troç palëve se janë ata përgjegjësit.

“Ne e kujtojmë Kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të gjitha angazhimeve që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Angazhimi, propozimet përtej 5 qershorit dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë do t’ju mbështesin, por JU – udhëheqësit e Shqipërisë – jeni përgjegjësit”, shkruan Yuri Kim.