“Vijon puna me ritme të larta”, kryeministri Rama prezanton projektin e rëndësishëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se vijon me ritme të larta puna për Lotin 2 për modernizimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve për qytetin e Gjirokastrës.

“KANTIERI I UJIT në Gjirokastër vijon punën me ritme të larta në Lotin 2 për modernizimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve për qytetin.

Realizimi i punimeve 49% përfshin për ujësjellësin: 30 km rrjet të ri shpërndarës, puse dhe stacione pompimi të reja, 4.63 km linjë dërgimi, godinë të re për ndërrmarrjen UK dhe për kanalizimet: 5.3 km rrjet të ri dhe 422 lidhje fundore, që do të monitorohen nga sistemi SCADA.

Ky investim që prek qendrën historike të qytetit dhe rreth 35 % të popullatës, përmbyll investimin në uësjellës – kanalizime për qytetin e Gjirokastrës duke garantuar 24 ORË ujë të pijshëm me cilësi dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për banorët dhe bizneset.”, shkruan kryeministri Rama.

💧KANTIERI I UJIT në Gjirokastër vijon punën me ritme të larta në Lotin 2 për modernizimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve për qytetin.Realizimi i punimeve 49% përfshin për ujësjellësin: 30 km rrjet të ri shpërndarës, puse dhe stacione pompimi të reja, 4.63 km linjë dërgimi, godinë të re për ndërrmarrjen UK dhe për kanalizimet: 5.3 km rrjet të ri dhe 422 lidhje fundore, që do të monitorohen nga sistemi SCADA💦 Ky investim që prek qendrën historike të qytetit dhe rreth 35 % të popullatës, përmbyll investimin në ujësjellës – kanalizime për qytetin e Gjirokastrës duke garantuar 24 ORË UJË të pijshëm me cilësi dhe përmirësimin e kushteve higjieno-sanitare për banorët dhe bizneset.

Gepostet von Edi Rama am Montag, 28. September 2020