U bë nënë pak kohë më parë, habit aktorja e njohur Olta Gixhari: Unë jetoj me vjehrrën

Olta Gixhari, një aktore tepër e dashur për publikun shqiptar, prej kohësh nuk jeton më në Shqipëri.

Ajo është zhvendosur në Spanjë ku po vazhdon jetën e saj me partnerin ‘misterioz’. Para pak javësh,çifti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Amar.

Olta, së fundmi ka pohuar që jeton me vjehrrën dhe që kanë marrëdhënie shumë të mira “nuse-vjehrrë”.

Por dhe njëhëre tjetër, Olta e “faktoi” këtë pasi ajo ndau me publikun një foto ku duket një pjatë me petulla dhe mjaltë, krahas së cilës ka shkruajtur :

“Plasën petullat këtej! Ka lezet kur ke vjehrrën në shtëpi.” Nuk e dimë kush është vjehrra por Olta qenka një nuse me fat!