Sondazhet e fundit/ Trump në disavantazh 10 pikë me Joe Biden: Zhvlerësoi trupat dhe injoroi masat e Covid-19

Një sondazh i ri i regjistruar ditët e fundit tregon se mbështetja e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump po rrëshket duke kaluar në avantazh kundërshtarin e tij Biden.

Kjo vjen menjëherë pas raportimeve dhe akùzave se Trump ka zhvlerësuar trupat dhe ka minimizuar në publik kèrcènimin ndaj Covid-19. Sondazhi i Yahoo News / YouGov i kryer nga 9 deri më 11 shtator tregon që Biden kryeson ndaj Trump me 10 pikë.

Artikujt negativë për Trump kanë qenë të shumtë, duke filluar që në 3 shtator në Atlantik, me pretendimin se ai i ksihte quajtur trupat e rënë “humbësa”, si dhe një kasetë e publikuar nga Bob Woodard më 9 shtator, që tregonte se Trump që në shkurt po minimizonte pubikisht pasojat e koronavirusit.

Sipas një raportimi në Atlantik, pretendohet se Trump gjatë një udhëtimi 2018 në Francë kishte thënë se trupat që vd1qën në Luf.tën e Parë Botërore ishin ‘humbës’ dhe ‘pinjollë’ pasi anuluan një udhëtim në një varrezë luf.te atje.

6% e mbështetësve të Trump thonë se ata kanë shkuar në anën e Biden. Të pyetur se cili kandidat tregon më shumë respekt për ushtrinë, 50% tha Biden kundrejt 39% që thanë Trump.

Votuesit thonë se Biden do të bënte një punë më të mirë duke udhëhequr ushtrinë sesa komandanti aktual i përgjithshëm. Gati një e katërta e votuesve thanë se pikëpamja e tyre për trajtimin e pandemisë nga Trump kishte ndryshuar.