Shpenzimet për Ushqim, INSTAT: Peshën më të Madhe e zë Mishi dhe Bulmeti

Mishi, bulmet dhe nënproduktet e tyre zë peshën kryesore në shpenzimet që bëjnë familjet shqiptare për t’u ushqyer.

INSTAT, publilkoi statistikat sipas të cilave, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, më pas vjen “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % , “frutat” 8,5 % ,“vajra dhe yndyrna” 8,2 % dhe 3,9 % shkon për nëngrupin “peshk”.

Sipas INSTAT, rreth 44% e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike