Ruçi u del në ‘krah’ deputetëve të opozitës: Keni të drejtë

Seanca plenare ka nisur me ankesa nga ana e opozitës parlamentare të cilët kanë kërkuar që të shqyrtohen kërkesat e tyre, dhe të mos humbasin më kohë sa i takon çështjes së Kodit Zgjedhor.

Një kërkesë të tillë e ka mbështetur dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i cili ka thënë se duhet të shqyrtohen propozimet e deputetëve të opozitës.

“Amendamentet që ka dorëzuar mazhoranca, merrini dhe shihini. Shihni shënimin që kam bërë unë, ku kërkohet të shqyrtohen dy nisma të tjera të deputetëve të opozitës. Ato përshkohen dhe shqyrtohen në bllok. Jo më larg se dje kam thirrur kryetaren e Komisionit të Ligjeve që të bashkohen të treja këto nisma”, theksoi Ruçi.