Pedagoge/ Kush është Evis Kushi që zëvendëson Besa Shahinin te Ministria e Arsimit

Ministrja e re e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, është deputetja socialiste, Evis Kushi.

Ajo vjen nga qyteti i Elbasanit dhe në fillim të këtij viti është zgjedhur edhe kryetare e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Edukimi

E lindur më 7 Tetor 1975, zonja Kushi gjatë viteve 1993-1997, ka kryer në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Biznesi, në Universitetin e Tiranës.

2003-2008: Grade shkencore në Ekonomi Turizmi në Staffordshire University, Angli. Më 2 nëntor 2010 ka marrë titullin Akademik “Profesor i Asociuar” Universiteti Aleksander Moisiu Durres.

Më 26 qershor 2016: Titulli Akademik “Profesor” UBT.

Grupi parlamentar: PS

Karriera politike: Anëtare e PS që prej marsit 2013. Anëtare e Kryesisë së PS që prej Prill 2016. 2013 e në vazhdim: Deputete ne Kuvendin e Shqipërisë.

Karriera profesionale: 2012-2013, Dekane në Fakultetin e Ekonomisë. Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan. 2010-2012: Shefe Departamenti ‘Ekonomi dhe E drejte”, Fakulteti i Ekonomisë.

Universiteti A. Xhuvani, Elbasan. 1998-2012: Lektore në Universitetin A. Xhuvani, Elbasan. Lektore ne Universitetin Nderkombetar te Struges, Fakulteti i Ekonomise. Lektore ne Universiteti Shteteror te Tetoves.