PD-ja e paralajmëroi se do ta padiste, reagon menjëherë ministri Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar menjëherë pas akùzave të PD-së se po shpërndahen dhe manipulohen listat e votuesve me qëllim pengimin dhe dekurajimin e tyre për të votuar me 25 prill.

Ministri deklaron se asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit dhe se ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen.

Sipas tij, ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.