Nuk ka qetësi për Italinë/ Rriten sërish rastet e reja me koronavirus, publikohen shifrat e 24 orëve të fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 vik tima nga koronavirusi (dje ishin 12). Totali i vde kjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.658.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1585 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1452) për një total prej 293.025 të prekurish nga Covid.
Gjithashtu pati edhe 689 të shëruar, për një total prej 215.954 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 vikt imë dhe 281 raste të reja pozitiv. Numri i përgjithshëm i vde kjeve në Rajon ka shkuar në 16.906 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104080.