Në Parlament po zhvillohej debati për buxhetin, gazetarët kapin ‘mat’ deputetin,

Një deputet në Tajlandë u kap duke parë filma porn0gràfikë në telefonin e tij në parlament. Ronnathep Anuwat po shihte porno teksa në parlament po zhvillohej debati për buxhetin. Reporterët kapën për më shumë se 10 minuta në kamerat e tyre momentin kur deputeti as që e kishte mendjen fare se çfarë po flitej në Parlament. Ndërkohë teksa u pyet për atë gjë, ai u justifikua duke thënë se kishte marrë mesazh nga një vajzë që i kërkonte ndihmë dhe se i duheshin para dhe për këtë arsye kishte hapur mesazhin për të parë nëse vajza kishte me të vërtetë nevojë për ndihmë.

Zyrtarët qeveritarë gjithashtu e thirrën Anuwat për një shpjegim, por ata vendosën të mos merrnin asnjë veprim të mëtejshëm kundër tij. Kryetari i dhomës, Chuan Leekpai, tha se imazhet ishin një ‘çështje personale’ dhe aktualisht nuk kishte rregulla për atë se çfarë deputetët mund të shikojnë në telefonët e tyre. Ai tha se asnjë deputet nuk ishte ankuar në lidhje me çështjen, kështu që nuk do të ndërmerret asnjë veprim.