Në çerdhe private apo publike? Erion Veliaj zbulon ku do e çojë të birin

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ tha se për të birin Kajan do të zgjedhë një çerdhe publike.

Veliaj zbuloi se aktualisht për Kajan po kujdeset një dado por shumë shpejt do ta dërgojnë në çerdhe.

“Nuk është sekret, me punët që ne kemi duhet të marrin një ndihmë private, një dado. E kemi të pamundur që të jemi vetë prezentë gjysmën e ditës. Unë dal shumë shpejt dhe vij vonë. Ajola është gjithashtu një profesioniste.

Ndërkohë Ajola po sheh kopshtet dhe çerdhet rreth punës së saj dhe do marrë një vendim. Ajola punon në qendër të Tiranës dhe do kërkojmë një çerdhe publike në qendër të Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.