Ministri turk ‘nxeh gjakrat’: Zoti është me Erdogan, ne do sundojmë botën

Ditët e fundit është tensìonuar dhe acaruar tej mase marrëdhënia mes Turqisë dhe Greqisë, përsa i përket përplasjes së tyre në Mesdheun Lindor dhe detin Egje.

Deklarata e Macron i cili tha se “Turqia nuk është më një partner i BE-së”, shkaktoi reagime dhe zemërime në presidencën turke.

Ndërkohë, një deklaratë e ministrit të Brendshëm turk Suleyman Soylu gjatë një aktiviteti në Ankara ka trazuar gjakrat midis Turqisë dhe Greqisë për çështjen e detit.

Personi i besuar i Erdogan bëri të qartë se: Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore.

“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij. Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë. Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme”, ka deklaruar Soylu.