Mero Baze publikon videon e Petrit Vasilit që po thyen rrjetin: Edhe opozita mund të bëjë diçka pas tredhjes nga Berisha e Meta…

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik ishte mjaft e tensionuar me debate mes palëve nisur edhe nga drafti i PS për hapjen e listave si edhe heqjen e koalicioneve.

Situata e krijuar ndikoi edhe tek anëtarët e Këshillit Politik, ku Petrit Vasili për shembull tregoi se ishte ndikuar nga ajo që ndodhi brenda.

Kështu, duke folur jashtë, Vasili bëri një lapsus duke thënë “organizëm s*ksual” në vend të “organizëm konsensual”, gjë e cila ka shkaktuar jo pak të qeshura në rrjetet sociale.

Gazetari Mero Baze shkruan me ironi se Vasili nuk ka gabuar në deklaratën e tij.

Asgjë gabim ska bërë Tit Vasili. Këshilli politik realisht është një organ seksual i sajuar, për tu dukur që dhe opozita mund të bëj diçka, pas tredhjes nga Berisha e Meta.

Gepostet von Mero Baze am Freitag, 18. September 2020