Lleshaj: Nga nesër ri-aplikoni për pasaporta me procedurë të thjeshtuar

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit.

Sipas tij kjo është një risi që do të kursejë kohë e shpenzime për shtetasit shqiptarë që tashmë e kanë shumë më të thjesht procedurën e ripajisjes me dokumente biometrike.

Ministri Lleshaj u shpreh se Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen. Ministri përmendi gjatë këtij prononcimi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence. Ndërkohë ai bëri thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, gjatë këtij viti, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.

Më tej ai tha se gjatë vitit 2020 janë shtuar shërbimet dixhitale për qytetarët.

Ai u ka bërë ftesë qytetarëve që të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të aplikimit me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta