Ky shtet rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do befasoheni kur të mësoni arsyen

Polonia ndodhet në mes të një krize qeveritare dhe e gjitha për faj të maceve…dhe ligjit që ndalon mbarështimin e kafshëve me gëzof.

Konfl1kt i vogël mund të ketë pasoja më të mëdha siç është fundi i një koalicioni qeverisës.

Tensionet midis nacionalistëve në pushtet “Ligji dhe Drejtësia” (Pis) dhe partneri i tyre ultra-konservator “Solidariteti i Polonisë” janë shtuar kur këta të fundit morën anën kundër normës së mbrojtjes së kafshëve. (Parlamenti polak miratoi ligjin e ri brenda natës).

356 deputetë votuan në favor të ligjit, i kërkuar personalisht nga Jaroslaë Kaczynski, udhëheqësi i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (Pis) i njohur si një mik i madh i maceve, 75 votuan kundër dhe 18 abstenime.

Nëse asgjë nuk ndryshon, skenari më i besueshëm do të jetë ai i një qeverie pakice. Dhe në këto kushte do të jetë e vështirë të qeverisësh. Ne do të duhet të shkojmë përsëri në votime –tha Ryszard Terlecki, udhëheqës i partisë Ligji dhe Drejtësia

Ministri i Bujqësisë Krzysztof Ardanoëski dhe Ministri i Drejtësisë Zbignieë Ziobro votuan kundër ligjit.

Grupet kryesore opozitare parlamentare (Platforma Qytetare dhe Aleanca e së majtës Demokratike) votuan në favor të mbrojtjes së kafshëve. Ligji, i cili tani është duke u analizuar nga Senati, ku Kaczynski nuk ka një shumicë absolute, ka ngjallur protesta nga fermerët të cilët e konsiderojnë veten të tradhtuar nga partia Pis.

Midis skenarëve të besueshëm, nëse nuk arrihet një kompromis, vendi me shumë mundësi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.