Kryeministri Rama e nis ditën me mesazhin e veçantë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një urim për të gjithë nxënësit që ulen në bankat e shkollës.

Në gjithë Shqipërinë sot hapen zyrtarisht shkollat, ku për shkak të situatës së pandemisë do të ndiqen rregulla strikte të përcaktuara nga organet shëndetësore. Pikërisht nisur nga kjo situatë, Rama iu uron gjithë nxënësve pikësëpari shëndet e më pas suksese në mësime.

“MIRËMËNGJES

duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira”, shkruan Rama.

Kujtojmë që sot është një ditë emocionuese edhe për kryeministrin Rama, pasi djali i tij Zaho fillon klasën e parë.

MIRËMËNGJES👩‍❤️‍💋‍👩duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira🧍🏻‍♂️🧍🏾 🧍‍♀️🧍🏽‍♀️

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 13. September 2020