“Hiena që shfaqen me logo partie që hanë mish njeriu”- Rama reagon sërish pas publikimit të historisë së Manjola Cakonit

Një video e publikuar nga Grida Duma me Manjola Cakonin, e cila humbi vajzën dhe bashkëshortin e saj në tërmetin e 26 nëntorit, ka detyruar kryeministrin Edi Rama të bëjë një sqarim të gjatë përpara kamerës së ERTV-së.

Kryeministri thotë se zonja u përdor politikisht njësoj si tregu i gjësë së gjallë, ndërsa bën apel që të shihen faktet nëse qeveria e ka braktisur atë dhe familje të tjera të prekura nga tërmeti.

Pjesë nga deklarata e Ramës: Në rastin konkret, kam përjetuar me keqardhje abùzimin me të ëmën e Alesios, e cila është një grua e lënduar psikologjikisht, shpirtërisht, nga një tragj.edi që nuk kalon pa i lënë gjurmë. Mendoj se e etika e medias dhe për më tepër e politikës, duhet ta ndalojë hedhjen e hapave të tillë për të konsumuar në publik njësoj si në një restorant, në një mjedis ku hahet mish, e njerëzve në nevojë, të tràùmatizuar dhe duhet t’i referohen fakteve.

Do të ishte e lavdërueshme nga pikëpamja etike që pa e abùzùar imazhin fizik në tregun e gjësë së gjallë t’i referoheshin fakteve dhe të shihni që unë dhe qeveria i kemi braktisur apo u kemi qëndruar pranë jo vetëm Manjolës dhe Alesios por të gjithë familjeve, qofshin ato që humbën njerëz qofshin familje që humbën shtëpitë e tyre.

Neveritem kur shoh se si hiena që e ka vendin në kategorinë më të ulët të kafshëve të pyllit, shfaqen në formën e personit publik, në formën e logos mediatike, në formën e përfaqësuesit politik, në formën e flamurit partiak dhe ha mish njeriu, duke i ftuar të gjithë në një 0rgji mishi dhe dehjeje me demek ndjenjën e solidaritetit dhe keqardhjes. Nuk është as solidaritet dhe as keqardhje. Ky është shpërdorim, abùzim, shpërdorim, dhu.nim i njerëzve.

Postimi i plote

Viktimat, Hienat dhe Politika me njerëzit e për njerëzit – Historia e abuzimit me një nënë të lënduar nga tragjedia e 26 nëntorit

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 13. September 2020