Godet sërish deputeti socialist, veshja në Parlament jashtë çdo parashikimi (FOTO)

Vazhdimisht ai spikat për përzgjedhjet që bën, të cilat janë larg stilit klasik që përdorin kolegët e tij kur vijnë në Parlament. Edhe pse veshja në atë institucion është gati një lloj detyrimi për të respektuar një etikë të caktuar, kësaj klisheje deputeti socialist i Vlorës i ka ikur gjithmonë.

Fate Velaj nuk e pëlqen mesa duket kostumin e errët me këmishë të bardhë e kollare. Jo vetëm kaq, por veshja e tij është shumë larg këtij formati. Kësaj here madje, kishte shkuar akoma më larg nga sa mund të imagjinohej me e bluzë me lule, pantallona xhinsi, xhaketë të bardhë dhe atlete.