E dhimbshme/ Çifti i infektuar me COVID-19, në frymën e fundit bashkojnë duart dhe ndërrojnë jetë.

Një çift nga Karolina e Veriut, të martuar për 48 vjet, ndërruan jetë brenda katër minutash, pasi ishin infektuar me COVID-19. Spitali në Salisbury thotë se ata u bashkuan në një dhomë dhe në frymën e fundit i mbajtën dorën njëri tjetrit.

“Ata ishin të martuar 48 vjet, ishin bashkë 50, ata ecën dorë për dore për ato 50 vjet” tha djali i tyre, Shane People.

Shane People thotë se ai ndihet i mashtruar, pasi nëna dhe babai i tij, 67-vjeçari Johnny Lee People dhe 65-vjeçarja Cathy Darlene Perors vd1qën nga COVID-19.

Ajo shënoi fundin e një kalvari tridhjetë ditësh të të dy prindërve që kontraktuan vìrusin, duke u zvogëluar në trup dhe më pas duke vd3kur.

Ai tregon se fillimisht ishte nëna e tij që kontraktoi vìrusin, vetëm disa ditë para se të merrte pensionin e parë.

“Kishte kryesisht ethe dhe humbje e shijes”, tha People. “Babai im filloi të shfaqte simptoma dy ditë më vonë. Rreth dy javë më vonë, të dy u futën në kujdes intensiv. Gjithçka u përkeqësua.”

Dhe kur fundi i tyre ishte shumë afër, Shane thotë se stafi i spitalit bëri atë që mundi për të bashkuar për të fundit herë çiftin.

“Të nesërmen ata i vendosën në të njëjtën dhomë, në të njëjtën dhomë të ICU, ata bashkuan duart së bashku, infermieret u mblodhën përreth dhe ndërruan jetë vetëm katër minuta larg nga njëri-tjetri”, tha People.

Vàrrimi i çiftit u bë të mërkurën në mëngjes, pa prezencë të madhe personash edhe duke respektuar distancën sociale.