Deklarata e Kryemadhit për Metën si ‘Ministër i Brendshëm’, reagon zv.kryeministri Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private. Këtë doni?!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se më shumë gjasa ka që Presidenti Ilir Meta të jetë Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe është shprehur se ndryshimet e një posti sipas opozitës, në rastin konkret sipas Monika Kryemadhi dhe Ilir Metës, bëhen më t’u tekur dhe jo me votën e popullit.

Ndër të tjera Erion Braçe ka thënë se Shqipëria në sytë e tyre eshtë një pronë private duke kaluar sa në një karrige në tjetrën.

Postim i plotë:

View this post on Instagram

E KANE SHQIPERINE PRONE PRIVATE! Nje here, ne televizionin e tyre thane se nga Preaident do iki kur ti teket, domethene kur ti duhet pushtet edhe me shume, pra kryeminister dhe do behet i tille ose zevendeskryeminister por patjeter minister i Brendshem; Heren tjeter, domethene dje, ne televizionin tjeter te tyre thane se po te doje te behet minister i Brendshem-nga President!!!!!!, sepse kryeminister, ne qe vendosim-domethene kjo dhe Lyli, kemi Lylin! Po njerezit dhe vota e tyre?! Mos kini asnje iluzion, as qe pyesin per ju, si ju votoni. E KANE PRIVATE SHQIPERINE DHE VEC KETA KANE LINDUR PER TE KALUAR ME TE NDENJURA NGA NJE KARRIGE NE TJETREN, VEC KETA! Nuk u flasin ju, por ju degjoini! JU FLASIN KRIMINELEVE, TE CILET, ME AXHENDE PO I TAKOJNE NJE NGA NJE E NE GRUP, MADJE DHE NGA ATA QE OFL JU KA CUAR LETREN! Kete Shqiperi doni?!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on