Covid-19/ Vjen lajmi fantastik nga Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fatmirësisht janë shëruar plotësisht nga virusi gjatë këtyre orëve 53 persona. Kështu numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar ne 6668.

“53 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6668 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton numrin unik të urgjencës kombëtare 127, në rast se keni shenja të sëmundjes dhe dyshoni se jeni i prekur nga COVID19.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, mund të telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.