“Çfarë bëri Turi?”, ministrja Shahini i përgjigjet Monika Kryemadhit

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kryetares se LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se ministrja në fillim duhet të japë llogari për disa çështje në arsim më pas të largohet.

Sipas ministres, Shahini janë 12 mijë maturantë që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Besa Shahini në Facebook.

Postimi i plote

Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18…

Gepostet von Besa Shahini am Mittwoch, 9. September 2020