Çështjet e rëndësishme që do të diskutohen sot në Kuvend dhe ‘godìtja’ që pritet t’i jepet Metës

Seanca e sotme e Kuvendit pritet të shoqërohet me debate ‘të nxehta’. Edhe pse nuk është pjesë e renditet të ditës, fokusi i diskutimeve do të jetë hapja e listave!

Megjithatë, referuar rendit të ditës, seanca do të nis me interpelancën me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kërkuar nga deputeti Koçi Tahisi për rrugën e Qafë- Plloçës.

Sot pritet gjithashtu të bëhet betimi i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi, e cila zëvendëson Besa Shahinin, si edhe votimi për tre dekretet e rrëzuara nga presidenti Ilir Meta për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.