Aktori turk shfaqet i ‘transformuar’, por vëmendjen e gazetarëve e mori makina e tij

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, u panë së bashku në një nga restorantet më të populluara në Etiler, një natë më parë.

Aktori u duk i “transformuar” me një model të ri flokësh dhe mjekër më të gjatë, por vëmendjen e gazetarëve.

Mjeti tip “Porsche Cayanne” me vlerë 2 milionë lira turke (mbi 220 mijë euro) ishte në qendër të vëmendjes.

35-vjeçari do të rikthehet së shpejti në ekranin e madh të ATV me seritë e reja të serialit “Osmani”.

Pyetjes për imazhin e tij të ri, Burak iu përgjigj se ndihet shumë komod me këtë stil, edhe pse arsyeja është për shkak të serive të reja që do të xhirojë për serialin “Osmani”.