A do jetë apo jo ministër në kabinetin Rama? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pyetur sërish mbrëmjen e sotme nëse do të vazhdojë të jetë ministër në kabinetin Rama.

“Ashtu siç e kam thënë do vijë një ditë që s’do jem më, është e sigurt. Sepse gjërat një ditë mbarojnë”, tha ai.

Ndërsa e cilësoi këtë si një ngjarje pa rëndësi të madhe, ai tha se” unë vij me një histori të veçantë në këtë pozicion. Jam pjesë e një ekipi, dhe funksionoj si i tillë, marshin indietro nuk e njoh. Di që jam i angazhuar dhe kam një regjistër që me bëjnë të ndihem legjitim në pozicionin që jam”.