5 gjëra që duhet të bëni përpara se të flini

1. Lexoni një libër
Përveç përfitimeve të dukshme të leximit të një libri, si fitimi i njohurive të reja, leximi i përditshëm redukton stresin dhe përmirëson kujtesën. Një studim i vitit 2009, zbuloi se të lexuarit vetëm për 6 minuta në ditë, mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.Leximi është gjithashtu një lloj stërvitjeje për mendjen tuaj, prandaj përmirëson edhe shëndetin afatgjatë të trurit.

2. Bëni një dush të ngrohtë/të nxehtë
Relaksoni muskujt duke bërë një dush të ngrohtë përpara se të shkoni në shtrat. Zhytja në ujë të ngrohtë, do t’ju japi ndjesi përgjumjeje dhe kështu do të flini më shpejt dhe më mirë.

3.Dëgjoni muzikë të lehtë
Në varësi të zhanrit të saj, muzika arrin të na qetësojë nervat dhe të na lehtësojë disi peshën e mendimeve. Zgjidhni disa këngë të lehta apo vetëm melodi meditimi dhe lëreni veten të humbisni në gjithë qetësinë e tyre. Fondacioni Kombëtar i Gjumit në Amerikë, sugjeron se të dëgjuarit muzikë përpara gjumit, mund të ndihmojë njerëzit me çregullime të gjumit.

4.Përgatituni për ditën tjetër
Bëni një liste me çdo punë që duhet të mbaroni të nesërmen, për ta patur ditën sa më të organizuar. Përgatisni në mbrëmje, veshjen që do të mbani ditën e nesërme. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të flini më rehat.

5.Fikni dritën e dhomës; Mos mbani abazhurë nate me ndriçim të fortë
Ora juaj e trupit ndikohet nga dritat, prandaj është shumë e rëndësishme t’i fikni ato përpara se të flini, sepse kështu sinjalizoni trurin se ka ardhur koha për të fjetur. Nëse nuk flini dot me të gjitha dritat e fikura, mund të përdorni një dritë nate.