Tjetër triumf kuqezi në boks, Uldedaj mposht kundërshtarin në raundin e dytë, Presidenti Meta e përgëzon

Një tjetër fitore kuqezi në boks ka ardhur ditën e sotme, pasi Jurgen Uldedaj ka arritur të fitojë ndeshjen e tij të 12-të radhazi.

Ai ka mposhtur boksierin kroat Robert Gruriç në raundin e dytë, ndërkohë që është edhe mbajtësi i dy titujve botërorë, WBO Junior dhe WBC Junior.

Boksieri kuqezi ka marrë edhe përgëzimet e Presidentit Ilir Meta, i cili ka postuar foton e Uldedajt në profilin e tij në facebooj duke e uruar për fitoren.

“Urime të përzemërta Jurgen Uldedaj për fitoren e shkëlqyer të 12-të radhazi”, shkruan Meta.

Kujtojmë që ditën e sotme edhe boksieri tjetër shqiptar Robin Krasniqi mori një fitore të merituar, në rikthimin e tij në ring pas 15 muajve.