Shqiptari grìndet me gruan dhe bie nga ballkoni. Çfarë ndodhi rreth orës 01:00 të natës në banesën e çiftit

Një burrë me origjinë shqiptare përfundon në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

“La Repubblica” shkruan se 46 vjeçari ka rënë nga një ballkon rreth 4 metra të lartë, pas debatir me bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur natën e shkuar pak para orës orës 1, ku shqiptari ishte në banesë me gruan dhe vajzën në Andorno Micca në Biellese të Italisë.

Në gjendje të alk00lizuar, ai filloi të grindej dhu.nshëm me gruan duke bërë shkatèrrime të orendive.

Ai theu disa pjesë të mobiljeve, pastaj xhamat dhe në fund kur mbërritën karabinierët, u mbyll në një dhomë.

Në atë moment, me siguri në përpjekje për t’i shpëtuar arr3stimit, duke jetuar në katin e dytë, ai shkoi në ballkon ku rrëshqiti dhe ra.

Shqiptari u dërgua në spitalin Biella, ku ruhet nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rastit.