Shqiptares në Itali i vjedhin portofolin, shkon ta denoncojë por e gjobisin për shkelje të karantinës

Nga shiu në breshër, kështu e ka pësuar një shqiptare në Itali, e cila ka rënë pre e hajdutëve dhe më pas është ndëshkuar me gjobë.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në qytezën Pavullo nel Frignano, pranë Bolonjës, ku shqiptarja 45-vjeçare ra pre e hajdutëve të cilët i vodhën portofolin, raporton newsbomb.al.

Ajo vendosi të shkojë në stacionin policor për të denoncuar ngjarjen, por e pësoi keq pasi karabinierët vendosën ta gjobisin për shkelje të karantinës.

Çdo shtetas shqiptar që hyn në Itali, duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë 14 ditore.