RENEA tjetër aksion në mëngjes, arrèston në gjumë të rrezìkshmin, i hetuar për vràsjen e kryekomisarit (EMRI)

Një tjetër operacion për kapjen e një personi me rrezìkshmëri të lartë është zhvilluar mëngjesin e sotmë në Pogradec.

Në prànga është vënë Ilir Berberi, i dènuar për vjèdhje, gjobëvënie dhe armèmbajtje pa leje. Ai është hetuar edhe për vràsjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit dhe për disa ngjarje të rènda kr1minale.

Operacioni i RENEA është zhvilluar në Qafë-Plloce të Pogradecit dhe sipas Fax Web, efektivët kanë rrethuar banesën ku jetonte 52 vjecari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Në momentin e ndërhyrjes ai ka qënë në gjumë, dhe kjo ka bërë që të mos kishte rezistencë nga ana e tij.

Shtëpia e tij ishte e veçuar dhe ndodhej rreth 500 m larg banesave të tjera, në një pozicion strategjik, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund ti afroheshin rrethimit.

Gjatë kontrollit i është gjetur àrmè zjàrri dhe fìsheke.