Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës ‘live’: Je me shumë vonesë… Basha e pranon ‘gabimin’ (REPLIKAT)

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Manëz ku u takua me familjet prekura nga tërmetit i viti që lamë pas.

Mirëpo teksa Basha po iu premtonte se sapo të vinte në pushtet do t’i ndihmonte, një qytetar iu kthye kryedemokratit dhe i tha në sy të të gjithëve se ishte kujtuar më parë për popullin.

Basha nuk u kundërshoi, por e ka pohoi këtë fakt, duke i dhënë të drejtë qytetarit.

Basha ndodhej në familjen Parruku në fshatin Kameras e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti dhe shteti nuk ka marrë asnjë për ti strehuar.

Biseda:

Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë…

Basha: Të lutem…

Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull…

Basha: Kam qenë…

Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty….

Basha: E pranoj…