Po Lylzim Basha a është i pastër?! Mos i fusni pipën në gojë, por gjykoni për 21 janarin, aferën e Rrugës së Kombit dhe shitjen e ‘detit’

Nga Erjon Braçe

Dy faqe te nje gazete te madhe sot, i kushtoheshin punes se palodhur te Komisionit perzgjedhes e ndryshues, qe po gjykon kandidatet per deputet ne PD! Ok! Kaq buje duhet e po ja japin!

Tani, nje pyetje kam une; Po Lylzim Basha a është i pastër per kete komision? Te jesh minister i Brendshem dhe, gardistet e tu te pus hkatojne pa gjyq 4 qytetare te pafaj, te paar matosur e aspak te dh unshem, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION? Te jesh minister i Transportit, te kontrollohesh nga KLSH, te p aditesh prej tij, te hetohesh nga prokuroria e te refuzosh gjykimin per nje aku ze publike me procedure, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te jesh minister i Jashtem dhe te nenshkruash nje marreveshje qe rrezohet si antikushtetuese nga gjykata me e larte ne vend e me dem mbi interesat kombetare, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION? Te te “mbysin” me kerkese llogarie per shtimin e paargumentuar te pasurise fiks ne kohe krize e te heshtesh,

eshte standard i pranuar apo ky KOMISION do bej hetim per kete pasuri?

Degjoni; Nuk ka udheheqes partie e per me shume kandidat per kryeminister kund ne Europe me kete standard te sjelljes e veprimit kur ka qene ne pushtet.Te tillet nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi! Ndaj boll me kete KOMISIONIN! Ceshtjet e renda ne PD jane keto me siper, jo sasia e alkoolit te konsumuar nga kandidati. Per kete mjafton nje pipe ne goje, jo nje KOMISION me personalitete kaq te larta!