OSSH po kryen punime, ja cilat zona do të jenë pa drita sot dhe më 14 gusht

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në kryeqytet do të jenë pa drita për disa orë, pasi po kryhen punime.

Siç është planifikuar, OST do të punojë në Farkë dhe Traktora për të instaluar matësit.

Prandaj OSSH është e detyruar që të stakojë energjinë në datat 12 dhe 14 gusht, në orën 09:00-12:00.

Zonat që do të mbeten pa energji janë Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk, TEG, Lundër.

Punimet vijojnë në vazhdimësi të implementimit prej një viti të projektit të instalimit të matësve të rinj elektronik në n/stacione.