Ndërron jetë drejtori i birrës së njohur në Shqipëri, dyshohet se ishte infektuar me Covid19

Ka humbur jetën drejtori i birrës “Peja”, Ernest Jusufi.

Ai dyshohet se prej ditësh po luftonte kundër virusit Covid19, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Jusufi po trajtohej në një spital në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur Adriatik Kelmendi, gazetari i njohur kosovar.

“Ernest Jusufi, një afarist shembullor dhe një shok i mirë. Ngushëllime famijes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi.