Hani nga një thelpi hudhër çdo natë dhe do të befasoheni nga ajo që do i ndodhë organizmit tuaj

Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tùmoreve dhe lùfton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Hudhrën

Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje

Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.or

Detoks Për Mëlçinë

Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.

Kështu ajo do të çlirojë enzimat që lùftojnë qelizat kancèrogjene, toksinat dhe bakteret.

Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.

Antibiotiku i Natës

Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të lùftojë të ftohurën dhe gripin.

Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.

Hudhra Për Lëkurën

Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.

Ekspertët thonë se hudhra do të lùftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.

Kolesteroli i Ulët

Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet

Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.

I Bën Mirë Kyçeve

Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut. AgroWeb.org