Gati për lu ftë: Anije lu ftarake turke futen në ujërat greke, Athina njofton NATO-n dhe BE, futet në lojë edhe SHBA. Flota greke në terren

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije lu ftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre lu ftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 ore me pare, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve, por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luf tarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek .

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lu fta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental ,Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.