Deputetja e PS humb të vëllain, prek me fjalët e ndjera për të: Ti ishe shoku e vëllai im i madh…

Deputetja e PS, Vilma Bello, sot ka humbur një njeri të dashur, vëllain e saj, Drin Bellon.

Lajmin e hidhur, e bën me dije vetë deputetja në rrjete sociale, e cila teksa i ka dedikuar disa fjalë të ndjera, shkruan se ai ishte shoku dhe vëllai i saj i madh.

“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë. Të qoftë dheu i lehte, i miri Drin”, shkruan deputetja.

Lidhur me ndarjen nga jeta të vëllait të Bellos, ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili teksa i jep lamturmirën e quan një njeri të rrallë.

“Lamtumirë o njeri i rrallë! Lamtumirë Drini Bello”, shkruan Petro Koçi.