COVID-i i merr jetën përgjegjësit të qarkullimit rrugor në Shkodër (Emri)

Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19. Ai ndodhej i intubuar në Tiranë dhe nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Shifrat e të prekurve me koronavirus po rriten dita ditës në vendin tonë, ku dita e djeshme shënoi rekordin me 140 të infektuar, ndërsa 5 persona humbën jetën. Ndërsa aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.