BE përditëson listën, hapen kufijtë me këto shtete

Këshilli Europian ka përditësuar listën me vendet e sigurta me të cilat vendos të hapë kufijtë. Por Shqipëria e Ballkani Perëndimor janë sërish jashtë listës. Kjo do të thotë se shtetasit shqiptarë nuk lejohet të hyjnë në kufijtë e vendeve të BE-së nëse nuk janë nënshtetas apo rezidentë.

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet duke filluar nga 8 gushti vendet anëtare të BE-së do të heqin kufizimet gradualisht për banorët e këtyre shteteve: Australi ,Kanada ,Gjeorgji ,Japoni ,Zelandë e Re ,Ruanda ,Koreja e Jugut ,Tajlanda ,Tunizi, Australi.