Ambasada e SHBA-së bën deklaratën e fortë pas hetimit të Ylli Ndroqit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në lidhje me punën e Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. “Mbështesim me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut”, thuhet në fillim të deklaratës, ndërsa bëjnë apel se oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit, duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa k ërcënime dhe ka nosje, pavarësisht kush është i pandehur. Një deklaratë e tillë vjen direkt pas hetimit dhe sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroqit nga SPAK.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së:

Ambasada e SHBA-së mbështet me forcë punën e pavarur dhe profesionale të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut. Profesionistët e sistemit të drejtësisë – oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit – duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa kërcënime dhe kanosje, pavarësisht kush është i pandehur. Ka ardhur koha që të lejohen të kryejnë detyrat e tyre dhe të mbështeten përpjekjet e tyre për të lu ftuar kr imin e organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë që shqiptarët të kenë sistemin profesional dhe të paanshëm të drejtësisë që meritojnë, dhe të ecin përpara drejt integrimit në BE.