‘Vuloset’ me 97 vota PRO marrëveshja e 5 qershorit

Kuvendi miraton me 97 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit.

97 vota pro, 6 kundër, 4 abstenim dhe 6 të tjerë nuk morën pjesë në votim. Është ky verdikti i deputetëve të Parlamentit ditën e sotme teksa kryeministri Edi Rama garantoi se edhe listat do të hapen më 30 korrik.

ÇFARË U ARRIT MË 5 QERSHOR:

Janë 12 pika të miratuara fillimisht nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore e tashmë nga Kuvendi.

Në marrëveshje përfshihen pikat ku mazhoranca me opozitën kanë rënë dakord, ato që nuk kanë rënë dakord, dhe se kur pikat e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi. Ky dokument është firmosur nga 4 anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari, teksa në fund të dokumentit thuhet se nuk ka pasur konsensus sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor.

1- Identifikimi elektronik – 100% në të gjithë Shqipërinë

2- Komisioni qendron i zgjedhjeve – Me implementimin e identifikimit biometrik do të merret KQZ dhe një ekspert ndërkombëtar

3- KQZ do të risktrukturohet

4- Numëruesit do të jenë dy jo-politikë, një numëron tjetri vëzhgon, pjesa tjetër do të jenë monitorues nga qeveria dhe opozita

5- Qendrat e votimit – dy anëtarët e komisionit nga maxhoranca dhe opozita dhe 3 të tjerë do të zgjidhen me short nga KQZ

6- ZEZ- Do jenë njësoj si më parë

7- Kolegji elektoral, i përbërë nga gjyqtarë që kanë kaluar vetting-un

8- Procesi i apelimit mbetet i njejtë, i pandryshuar

9- Depolitizimi- asnjë ndryshim në depolitizimin e administratës për zgjedhjet e ardhshme, parlamentare dhe lokale

10- Drafti përfundmtar nuk do të pësoj ndryshime në parlament, pa pëlqimin e të gjitha palëve

11- Masa të tjera – Këshilli Politik do vazhdojë të mblidhet dhe të diskutojë për çështje të tjera dhe për të adresuar rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR

12- Hyrja në fuqi – pikat nga 1-11 janë të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale, por pika 4,5,6 hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të ardhshme

Shënim: Qeveria s’do vendosë kushte për adoptimin dhe aprovimin e çfarë u tha më sipër. Nuk pati asnjë konsensus për ndryshimin e sistemit zgjedhor