”Un president, ti kryeministër”, Rama i përgjigjet Bashës: Lul merre me qetësi, s’të bëj dot kryeministër se s’jam populli që e vendos këtë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili tha se Rama i ka propozuar që të bëhet vetë president dhe kryedemokrati kryeministër.

Përmes një shënimi në twitter teksa përgënjeshtron këtë deklaratë të Bashës, Rama shprehet me ironi se nuk e bën dot Lulin kryeministër se “s’jam Populli që e vendos këtë”.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja.

Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë!

Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”– shkruan Rama.