Tej pritshmërive, deri tani 105 vota PRO ndryshimeve Kushtetuese

Tej pritshmërive rezultati i votimit të deritanishëm në Parlament.

Teksa shumë pyetje u ngritën nëse Rama do i bënte votat e nevojshme për Ndryshimet Kushtetuese, tanimë duket se nuk ka më pikëpyetje.

Sipas Report Tv, deri tani janë 105 vota PRO ndryshimeve Kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë.