Shqiptari gjendet i varur në një pemë në mes të qytetit italian

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar është gjetur i pajetë, i varur në një pemë.

52-vjeçari shqiptar u gjet i varur në një pemë në rrugën Marconi, Montemurlo në qytetin Prato të Italisë. Ishin banorët ata që vunë re trupin e pajetë dhe menjëherë njoftuan policinë.

Autoritetet thanë se në vendngjarje nuk u gjet asnjë letër që të shpjegonte motivet, megjithatë ngjarja po hetohet si vetëvr.asje