Rindërtimi në Lezhë/ Rreth 249.5 milionë lekë për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Qeveria i akorduar bashkisë së Lezhës rreth 249.5 milionë lekë për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmin e bëri të ditur sot kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili siguroi se “për pak ditë lekët do të jenë në dorë të qytetarëve”.

“249 450 000 lekë (2.5 miliardë lekë të vjetra) është shuma e dhënë nga qeveria, Bashkisë Lezhë, për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti, DS1, DS2 dhe DS3. Ky është konfirmimi i seriozitetit tonë në qeverisjen qendrore e lokale”, tha Ndreu.

Qeveria vendosi t’i transferojë bashkisë Lezhë fondin prej 249 450 000 lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e tërmetit.